Neymarit ia shohin “sherrin”

16:40 | 31 Gusht 2019

Ende nuk po dihet saktë nëse Neymar po kthehet apo jo në Barcelonë.

Fakti që Neymar JR nuk po rikthehet në “Camp Nou” ka bërë që edhe lëvizje të tjera të lojtarëve të bllokohen. Në rast kalimi të brazilianit tek Barcelona, me shumë mundësi, PSG do të hidhet direkt në sulm për të marrë shërbimet e Sybalas, gjë që edhe Juventusi do e pranonte, për faktin se argjentinasi duket “i tepërt” në skuadër.

Jemi vetëm dy ditë nga fundi i merkatos dhe gjithçka mund të ndodhë, por për këtë duhet të presim edhe pak orë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësi që Neymar të qendrojë në Francë, por gjithashtu edhe Dybala mos të largohet nga kampionët e Italisë.

Komento: