Correa në Milan? Maldini jep lajmin e Fundit

18:42 | 31 Gusht 2019

Ende nuk dihet saktë nëse Correa do ta vesh fanellën e Milanit.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini pranon se aktiviteti i tyre transferues varet nga kërkesat sportive dhe ato të klubit,përcjell ORAinfo.

“Shumë emra janë përmendur në media. Tregu i transferimeve është shumë i veçantë, pasi ka edhe kërkesa sportive dhe klube në lojë, “i tha Maldini DAZN.

“Ne jemi në mes dhe përpiqemi të bëjmë çmos. A do të thotë kjo kuqezinjtë kanë hequr dorë nga marrja e Joaquin Correa nga Atletico Madrid?

“Do të shohim, kemi ngelur një ditë e gjysmë, kështu që ne do të shohim se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, ka përfunduar Maldini./ORAinfo/

Komento: