Përfudon ndeshja Osasuna-Barcelona, rezultati i papritur

19:02 | 31 Gusht 2019

Barcelonës nuk po ia do.

Barcelona nuk ka arritur të kthehet me tre pikë pasi që ka barazuar në Osasuna sot. E vetmja gjë pozitive për skuadrën e Ernesto Valverdes sot ishte tinejxheri Atsu Fati i cili arriti të shënonte gol dhe pati ndikim në kthimin në lojë të Blaugranëve

Përsëri një ndeshje e Barcelonës pa yjet e saj si Messi, Suarez dhe Dembele. E kësaj here Barcelona nuk ka arritur që të kthehet më tre pikë në Camp Nou.

Pjesa e parë nuk filloi shumë mirë për Barcelonën pasi që në minutën e shtatë vendasit kalojnë në epërsi.

Ishte një gol i bukur i Roberto Torres i cili u asistua nga Brandon Thomas.

Në pjesën e parë Barcelona sulmoi më shumë por nuk arriti që të barazoi rezultatin.

Valverde vendosi që në pjesën e dytë ta inkuadrojë tinejxherin 16 vjeçar, Atsu Fati i cili zëvendësoi Nelson Samedon me të filluar kjo pjesë.

E doli që strategjia e tij ishte plotësisht e saktë.

Atsu Fati arriti që të shënoi në minutën e 51-të me kokë kurse asistues ishte Carlos Perez.

Komento: