Milan në festë pas ndeshjes me Brescian

20:09 | 31 Gusht 2019

Milan e nis me fitore sezonin e ri të Serie A.

Para tifozëve të saj, në ‘San Siro’, Milan ka arritur që të shënoj fitore përballë Brescias, me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.

Ishte minuta e 12’ kur mesfushori turk, Hakan Calhanoglu shënoi golin e vetëm në këtë përballje, për t’i siguruar kështu tri pikët skuadrës së Giampaolo.

Kjo është fitorja e parë e Milan në këtë edicion të ri në Serie A, pasi në xhiron paraprake ishte mposhtur nga Udinese.Kështu, pas dy xhirove të luajtura, Milan numëron tri pikë.

Komento: