
Edhe një futbollist iu ka bashkuar Juventusit.
Jo vetëm emra të afirmuar te Juventusi, por edhe talente që në të ardhmen pritet të shkruajnë historinë e lojës më të bukur, futbollit.
Kwang Song Han është lojtari më i ri i bardhezinjve. Koreano-veriori ka arritur akordin me klubin kampion të Seria A, duke lënë kështu Cagliarin.

21 vjeçari është bashkuar menjëherë me klubin torinez. Lojtari ishte në orbitën e Juventusit prej sezonit të shkuar, ku me 11 golat e tij në 39 paraqitje me Perugia tërhoqi vëmendjen e shumë skautëve të skuadrave të njohura.
Marrëveshja pritet t’i kushtojë bardhezinjve rreth 5 milionë euro dhe qëllimi i tyre është që ta stërvitin atë me ekipin e parë edhe pse fillimisht pritet të bashkohet me Juventusin U-23 në Seria C.