Ky futbollist e ka “fatin” e Neymarit në dorë

23:59 | 31 Gusht 2019

Neymar po pret të i bashkohet Barcelonës.

Barcelona është duke u afruar më shumë për të nënshkruar Neymar përpara afatit të transferimit të së hënës, por ata ende duhet të bindin Ousmane Dembele të largohet për në Paris Saint-Germain për të arritur marrëveshjen,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi ka qenë i bindur se ai dëshiron të qëndrojë në Camp Nou sesa të bashkohet me Ivan Rakitic dhe Jean-Clair Todibo si pjesë të marrëveshjes për brazilianin./ORAinfo/

Komento: