Të gjithë e prisnin, më në fund Neymar jep lajmin e rëndësishëm

12:25 | 01 Shtator 2019

Duket se Neymar do të mbetët tek PSG.

Ylli brazilian, Neymar JR, është emri që po tërheq vëmendjen më të madhe, pasi lidhet me një rikthim tek skuadra e Barcelonës.

Lojtari i PSG ka qenë çështja e diskutimeve të shumta mes Barcelonës dhe PSG në muajt e fundit, por një marrëveshje për rikthimin e tij në ‘Camp Nou’ duket se nuk është arritur.

Raportimet e fundit [Goal], bëjnë të ditur se Neymar ka njoftuar shokët e skuadrës tek PSG që do të qëndrojë tek PSG.

Barcelona nuk pritet që të bëjë ndonjë tentim tjetër për rikthimin e lojtarit.

Oferta e fundit e kampionëve të La Liga përfshinte Ivan Rakitic, Ousmane Dembele, Todibo dhe 130 milionë euro.

Komento: