
Gunnar Solskjaer ka bërë disa lëvdata për Daniel James.
Anësori i transferuar këtë verë në ‘Old Trafford’, Daniel James, ka regjistruar disa paraqitje të jashtëzakonshme, duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës.
Lojtari ka shënuar në dy gola të jashtëzakonshëm në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, dhe Solskjaer nuk mund të kursente lëvdatat për të.
“Ai është inkuadruar dhe ka pasur impakt që nga dita e parë në stërvitje” ka thënë Solskjaer për James.
“Mendoj se ai është shembull për të gjithë. Ai është golashënuesi më i mirë tek ne. Ai punon shumë dhe e di se mund të përmirësohet akoma” ka thënë tutje trajneri norvegjez.
Golat e Daniel James janë shumë të mirëseardhura, pasi skuadra sapo ka ndarë rrugët me dyshen ofensive, Romelu Lukaku – Alexis Sanchez.