
Bobby Duncan, do të vesh fanellën e Fiorentinës.
Ka raporte që i riu i Liverpoolit, Bobby Duncan do të fluturojë për të i kryer testet mjekësore përpara transferimit të tij në Fiorentina.
18-vjeçari është kushëriri i Steven Gerrard dhe goditi titujt gjatë javës së kaluar kur agjenti i tij akuzoi Liverpool për “ngacmim mendor” të lojtarit,përcjell ORAinfo.

Borussia Dortmund ishin gjithashtu të interesuar, por sipas Tuttomercatoweb, Duncan do t’i nënshtrohet një mjekësore me Fiorentina sot./ORAinfo/