
Juventus ka gjetur se kushdo ta zë vendin e Chiellinit të lënduar.
Dëmtimi i Giorgio Chiellinit në ndeshjen me Napolin ka detyruar Juventusin të futet menjëherë në merkato.

Bardhezinjtë kërkojnë të gjejnë sa më shpejt me zëvendësuesin e kapitenit, i cili do të jetë jashtë fushe për gjashtë muaj pas një dëmtimi në ligamentet anësor të kryeqëzuar.
Medhi Benatia, Dejan Lovren dhe Jerome Boateng janë në krye të dëshirave të Maurizio Sarrit, ndërkohë që së fundmi, në skenë ka dalë edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

Lojtari ka dalë jashtë planeve të trajnerit, Unai Emery dhe largimi nga Arsenali do të ishte më se i pëlqyeshëm. Mbetet për tu parë se si do të shkojnë tratativat e këtij operacioni, me Juventusin që ka kohë deri mbrëmjen e sotme për të mbyllur gjithçka me një lojtar të prapavijës.