Boban ia “mësynë” Spanjës, po e transferon yllin e Real Madrid

14:49 | 02 Shtator 2019

Pas një muaj e gjysmë tratativash me Atletico Madrid, duket se Milani ka hequr dorë për Correan.

Klubi i Los Colchoneros u ka thënë “jo” dy ofertave të kuqezinjve gjatë kësaj vere, duke detyruar drejtuesit e klubit italian që të shohin për një tjetër alternativë.

Mungesa e një ofertë për sulmuesin Andrea Silva, ka bërë që Milani të kërkojë një tjetër formulë.

Për momentin tek kuqezinjtë mungon një alternativë për Piatek. Boban ka udhëtuar menjëherë në Madrid për të kërkuar informacione për Mariano Diaz.

Sulmuesi 26-vjeçar veshi fanellën me numrin 7 të Ronaldos sezonin e kaluar, por deri më tani ka shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshje.

Perez mund të pranojë idenë për ta huazuar te Milani, në mënyrë që sulmuesi të rigjejë formën e mëparshme.

Komento: