Askush nuk e priste, Milani nënshkruan me yllin e madh

18:47 | 02 Shtator 2019

Milani ka bërë edhe një super-transferim.

Skuadra e Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ante Rebic.

Milan ka kryer një prej transferimeve më të mira të skuadrës në këtë afat kalimtar, duke siguruar nënshkrimin e kroatit Rebic.

Kroati do t’i bashkohet ‘Rosonerit’ në formë huazimi për dy vite, me mundësi blerjeje.

Rebic ka kaluar tek Milan vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar, në një marrëveshje që përfshiu edhe portugezin Andre Silva.

Silva pati disa probleme me testet mjekësore duke ngjallur një frikë dështimi të marrëveshjes, por në fund gjithçka shkoi sipas planeve.

Komento: