Lojtari brazilian me mesazh emocionues për Milanin: Ëndërra ime u anulua

11:01 | 03 Shtator 2019

Gjatë ditës së fundit të merkato, Milan ishte në bisedime të avancuara me Shakhtar Donetsk për lojtarin brazilian Taison.

Pastaj, në fund pala ukrainase vendosi të bllokojë shitjen e brazilianit, ashtu siç u duk një marrëveshje.

Mesfushori sulmues u la i zhgënjyer, pasi zbuloi mbrëmë historinë e tij në Instagram, përcjell ORAinfo.

Me mesazhin e tij, ai në dukje e drejtoi zhgënjimin e tij drejt ekipit të tij aktual për mos lejimin e tij të largohej.

“Urime që i dhanë fund ëndrrës time, edhe njëherë ëndrra është anuluar”,ka shkruar lojtari i cili kishte shprehur dëshirën e tij të kalojë te Milani. /ORAinfo/

Komento: