Nora e ‘harron’ Robertin, ky person po e lumturon atë gjatë pushimeve

22:25 | 03 Shtator 2019

Nora Istrefi duket se e ka harruar ndarjen nga burri i saj, Robert Berisha.

Emri i këngëtares së fundmi është lakuar shumë në media e publik.

Kjo për shkak të ndarjes nga bashkëshorti i saj Robert Berisha me të cilin e ka edhe një vajzë e cila quhet Renee.

Kjo ndarje ka bërë bujë mediatike mirëpo duket se të dy e kanë pranuar me sportivitet.

Nora po shijon pushimet me vajzën e saj dhe duket më në top-formë se kurrë.

Ishte vetë Nora ajo e cila e ka publikuar një video duke vallëzuar me Reneen gjatë pushimeve.

Kaq e lumtur po duket ajo në krahët e vajzës së saj.

Komento: