Tanya me këtë person po i kalon pushimet luksoze

10:15 | 04 Shtator 2019

Mësohet se me kë po i kalon pushimet luksoze Tanya.

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere me projekte e mbrëmje të shumta muzikore, ka gjetur pak kohë për pushime.

Tayna e cila dje rrëmbeu vëmendje të madhe me fotografinë në bikini, ka zgjedhur dhe The Hamptons si destinacion për pushime.

The Hamptons është vend turistik në New York i cili rreth vetës mbledh njerëzit e pasur.

Tayna në New York po shoqërohet nga modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video me reperen, teksa ka shkruar “ne jemi jashtë mirupafshim”.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 13 milionë klikime.

Komento: