Milan po e transferon lojtarin e madh nga Spanja

10:14 | 31 December 2018

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin dëshiron të shkojë në Serie A.

Mbrojtësi uruguajan nuk e ka pranuar ende propozimin për rinovimin e kontratës nga Atletico dhe është një nga lojtarët potencial më të lirë në Evropë.

Agjenti i tij e ka ofruar atë në Itali për disa javë, së pari për Juventusin, pastaj në Milan dhe tani Inter, përcjell ORAinfo.

Por, Milan mbetët favoriti kryesor për transferimin e lojtarit.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Giuseppe Marotta ishte i interesuar për mbrojtësin verën e kaluar, përpara se të vendoste për rikthimin e Leonardo Bonucci.

Piero Ausilio, krahu i djathtë i Marotta në treg, ka kohë që ka qenë një tifoz i lojtarit dhe mendon se Godin është njeriu i duhur për të zëvendësuar Mirandan në Inter.

Dhe Milan? Leonardo dhe Maldini po mendojnë me kujdes për mundësinë e nënshkrimit të lojtarit në një transferim të lirë.
Të dy drejtorët folën për atë kohët e fundit me drejtuesin e ri Ivan Gazidis dhe mbi të gjitha me motrën e Godin, Lucia, e cila kujdeset për interesat e kapitenit të Atletico.

Disa takime tashmë janë mbajtur në Casa Milan dhe Rossonerët janë shumë të interesuar.

Godin, i cili aktualisht fiton 4.5 milionë euro neto për vit, nga ana e tij, dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe mbi të gjitha, ai është në nxitim për të ditur se çfarë do të jetë klubi i tij i ri. /ORAinfo/

Komento: