
Këto janë fjalët e trajnerit të Çekisë pasi u mposht në “Fadil Vokrri”.
Kosova ka fituar 2-1, duelin ndaj Çekisë.
Vedat Muriqi e Mërgim Vojvoda ishin shënuesit e Kosovës në këtë takim, shkruan Gazeta Olle.
pas ndeshjes trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka thënë se skuadra e tij kishte raste por që pësuan nga gabimet e tyre.
“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, provuam shumë, por ata shënuan nga gabimet tona. Unë ia uroj fitoren Kosovës”, tha Silhavy.