Gold Ag i këndon Daut Haradinajt në një odë

12:07 | 08 Shtator 2019

Gold AG këndon në një odë pranë Daut Haradinajt.

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka bërë të ditur shumë herë se ruan miqësi të mirë me shumë prej figurave publike.

Në mesin e tyre është edhe ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, pranë të cilit mbrëmë ia tha këngës në një odë burrash.

Arian Agushi ka publikuar një video në llogarinë e tij personale, Instagram, kur shfaqet duke kënduar pranë Haradinajt.

“Për liri e rriti nana”, ka shkruar krahas kësaj video ai.
Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të reperit në këtë postim.

Gold AG përndryshe numëron shumë këngë patriotike në repertoarin e tij muzikor, teksa prurjet komerciale nuk munguan as këtë vit.

Komento: