
Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ish-deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi në Facebook, me këngëtarin e njohur Gold Ag.
“Na priftë e mbara i nderuar Arian (Gold Ag)” , Haradinaj ka publikuar foton bashkë me reperin.
Kujtojmë se Gold Ag ka kohë që njihet si përkrahës i AAK’së dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

