Martohen dy aktorët e “O sa mirë”, dalin pamjet nga dasma e tyre

11:00 | 15 Shtator 2019

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.

Ai duket se nuk ishte vetëm një serial i cili e bëri të njohur Jonidën, por ajo aty gjeti edhe dashurinë e jetës.

Besnik Krapi, i cili ishte gjithashtu aktor në serial, tashmë është i dashuri i Jonidës.

Madje dje ata i dhanë fund beqarisë, me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur./ORAinfo/

Komento: