Dridhet e fuqishme në Shqipëri, ja sa persona mbeten të lënduar

17:48 | 21 Shtator 2019

Një tërmet i fuqishëm sot ka goditur Shqipërinë.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë plagosur dy persona.

Në Pezë helmës janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal.

Komento: