Nora nuk ju ndahet politikaneve, tani shfaqet në krahet e kandidates për deputete

08:56 | 24 Shtator 2019

Nora Istrefi dhe Robert Berisha para pak javëve i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e ka bërë publike vet Roberti përmes një postimi në Instagram, përcjell ORAinfo.

Tani Nora duket se e ka harruar krejtësisht Robertin.

Ajo në rrjetet sociale vazhdimisht publikon foto dhe video duke u relaksuar në vende të ndyshme.

Mbrëmë ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke u relaksuar me shoqërinë e saj.

Përmes kësaj videoje, Nora na tregon se ka dal për t’i dhënë mbështetje kandidates për deputete të PDK-së, Eliza Hoxhës.

Ditë me parë Nora ishte parë në shoqëri të kandidatit për deputet të AAK-së, Besnik Tahirit.

A ka vendosur Nora ende se kë do ta votojë? /ORAinfo/

Komento: