
Allegri duket se po bëhet me skuadër të re.
Max Allegri është afër marrëveshjes me Tottenham Hotspur pasi raportohet se Real Madrid është në bisedime me Mauricio Pochettino.
Raportimet që lidhin Allegrin me Tottenham dolën për herë të parë këtë mëngjes, dhe spekulimet mund të jenë gati të intensifikohen.
Kjo për shkak se Calciomercato.com tani po pretendon se Realii do ta “konsiderojë” Pochettinon nëse e shkarkojnë Zinedine Zidane.
Argjentinasi ishte i lidhur rastësisht me Juven gjatë verës, si një zëvendësim pikërisht për Allegrin.
Ai gjithashtu pranoi në ‘FIFA Best Aëards’ se mund ta drejtonte gjigantin spanjoll në të ardhmen.
Italiani, ndërkohë, duket se po pret një vend të lirë në Premierligë, pasi kishte studiuar anglisht për disa muaj.