Pas Bleros dhe Afronës, tjetër dasmë VIP në showbiz-in shqiptar!

09:56 | 30 Shtator 2019

Pas dasmës madheshtore të Bleros dhe Afronës, edhe një dasmë e madhe pritet të ndodh në show bizin shqiptar.

Një vit pas dasmës së madhe në familjen Gjikolli, një tjetër do të bëjë bujë në shoëbiz-in shqiptar.

Vëllai i Gjikos, Arbëri, i njohur me emrin artistik Big Bang si producent, do të kurorëzojë dashurinë shumëvjeçare me Blerina Bokshin.

Prive.al bën me dije se ceremonia do të organizohet me datë 5 tetor, pra të shtunën e ardhshme dhe çifti tashmë ka nisur të shpërndajë edhe ftesat tek rrethi i afërt.

Dasma do të zhvillohet në po të njejtin vend në të cilin u martuan Gjiko dhe Elita në shtatorin e vitit të kaluar teksa Blerina tashmë ka organizuar edhe festën e saj të fundit të beqarisë me shoqet e ngushta.

Epo bëhuni gati për spektakël fundjavën e ardhshme!

Komento: