Tayna përfshihet në një aksident, pamje nga vendi i ngjarjes

21:54 | 01 Tetor 2019

Tayna përfshihet në një aksident që kanë ndodhur para pak minutave në Prishtinë.

Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ndërkaq në adresë të Expressit ëdhtë dërguar një fotografi ku shihet pamja nga aksidenti në të cilën u përfshi artistja.

Hykolli ndryshe ka treguar se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës.

Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë se vetura e artistes është goditur nga një makinë tjetër.

Komento: