Zihen “mat” në autobus Can dhe Demeti

13:06 | 02 Tetor 2019

Janë duke u mohuar lidhjen e tyre, po ata të dy janë zënë mat.

Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë një nga dyshet më të përfolura aktualisht në showbiz-in turk. Mendohet të ketë një romancë ndërmjet tyre, por kjo gjë as nuk është mohuar e as konfirmuar nga çifti!

Pas suksesit në serialin “Një puthje në errësirë” të cilin e kemi ndjekur në platformën Tring, ata janë parë shpesh në shoqërinë e njeri tjetrit. Deri këtu gjithçka tingëllon normale dhe shoqërore, por dyshja i kanë kaluar pushimet së bashku dhe këtë nuk mund të na e mohojnë dot!

Një qytetetar i ka fotografuar ata brenda autobuzit në shoqërinë e njeri tjetrit pasi ishin kthyer nga pushimet. Kujtojmë se ata u panë së bashku edhe një herë tjetër brenda kësaj vere në Bodrum të Turqisë…

Komento: