Enca te frizerka, po ka diçka tjetër që merr gjithë vëmendjen

14:55 | 02 Tetor 2019

Enca Haxhiu gjithmonë di si ta tërheqë vëmendjen.

Ajo aktualisht ndodhet në Prishtinë për një ndryshim në pamje.

Enca postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, për të treguar se po ndyshon ngjyrën e flokëve në një parukeri në Prishtinë.

“E dini vetë ju, kur një vajzë lyen flokët bëhet gati për një epokë të re”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Përveç linjave trupore që ranë në sy, pa dyshim ishte edhe marihuana të cilën e konsumon shpesh dhe këtë këngëtarja nuk e ka mohuar asnjëherë.

Komento: