
Një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it, Blero Muharremi dhe Afrona Dika më 21 shtator kurorëzuan dashurinë me martesë.
Dasma e tyre e cila u mbajt në Shengjin mori vëmendje të madhe. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Afrona sot ka treguar unazën e diamantit të cilën ia dhuroi partneri i saj, shkruan rtv21.
“Faleminderit për këtë unazë diamanti që do të bëhet pjesë e udhëtimit tim”, ka shkruar Afrona në Instagram.
Kujtojmë se, dasma e Bleros dhe Afronës mblodhi familjarë, miq të çiftit si dhe personalitete të shumta nga të gjitha fushat.

