Dyndje e votuesve në orët e pasdites në Prishtinë

17:46 | 06 Tetor 2019

Sot po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Për dallim nga orët e paradites, pasdite është vërejtur një dyndje e qyetarëve në qendrat e votimit.

Një numër i madh i votuesve është vërejtur në Prishtimë. ORAinfo sjell disa foto nga qëndra e votimit në shkollën fillore ‘Ismajl Qemajli’ në Breg të Diellit.

Aty vërehet një fluks i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të votuar.

Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /ORAinfo/

Komento: