
Jemi në minutat e fundit deri në përfundim të zgjedhjeve.
Në një qendër të votimit në Gjakovë ka pasur dyshime se një grua e ka fotografuar votën. Ajo nuk ka mundur të presë që të arrijë Prokurori dhe është larguar nga vendvotimi.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka thënë se e dyshuara është e njohur për policinë dhe është ngritur aktakuzë ndaj saj.
“Dyshohet se një grua e ka fotografuar votën. Policia e ka identifikuar, është ngritur aktakuzë ndaj saj dhe është ftuar të paraqitet në polici, por deri më tani nuk i është përgjigjur ftesës së policisë”, ka thënë Graishta.