
PDK-ja thotë se janë partia e parë, Baton Haxhiu ia huqi keq.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.
Në konferencë doli Abelard Tahiri, i buzëqeshur.
Ai tha se procesi zgjedhor në përgjithësi shkoi mjaft mirë, dhe se për këtë merita iu takon në rend të parë qytetarëve të Kosovës, shkruan Periskopi.
Tahiri ka ftuar komisionarët që të rrinë në vende të votimit dhe të ruajnë votën.
Ai ka thënë se PDK-ja ka fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe se Baton Haxhiu ia ka huqur shumë keq.
Tahiri ka përmendur huqjen që kishte bërë exit polli i Haxhiut në zgjedhjet e kaluara.