
812 mijë persona kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e somte Parlamentare.
Kështu u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë mbyllur në kohë, dhe se në këto zgjedhje kanë votuar rreth 812 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 44.8 për qind.
“Sipas të dhënëve nga 2418 vendvotime me të drejte vote janë 44.18% apo 812 mijë e 49 votues. Deri në të njëjtën kohë të vitit 2017 kishin votuar 41,45% apo 759mihë e 549. Në emër të komisionit që gjatë procesit të procesit të votimeve ti zbatojnë procedurat e numërimit që vota e qytetarit të respektohet. Nga ora 19:00 ka filluar paraqitja e ankesave në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa ligjit me procesin zgjedhor”, tha ajo.
812 mijë e 073 votues nga gjithsej 1 milionë e 937 mijë e 868 votues. /ORAinfo/