
Real Madrid e ka tejkaluar Barcelonën në luftën për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz dhe mediat tregojnë se madrilienët do ta transferojnë atë në janar.
23-vjeçari po kalon një formë të mirë pasi ai bëri transferimin prej 30 milion eurosh nga Real Betis në verën e 2018,përcjell ORAinfo.

Tani ai është bërë i rregullt në XI e parë të Spanjës dhe lidhet vazhdimisht me një rikthim në La Liga.
Barcelona ishte më e intriguar, por faqja e parë e të hënës Marca pretendon se Real Madrid është i vendosur ta transferojë atë qysh në janar./ORAinfo/