
Gjigantët turq, Galatasaray thuhet se kanë bërë ofertën e tyre të parë për mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu.
Turku u bashkua me Milanin nga Bayer Leverkusen në verën e vitit 2017 ,përcjell ORAinfo.

Por ai është përpjekur të bëjë një ndikim në klub qysh kur u bashkua. Këtë sezon, shfaqjet e tij kanë rënë në kritikë edhe pse ai ka shënuar një herë.
Fanatik në Turqi pretendojnë se Galatasaray kanë bërë ofertën e tyre të parë dhe ka të ngjarë të kthehen së shpejti. Ata ofruan vetëm 6 milion euro për ish-futbollistin e Bayer Leverkusen dhe Hamburg.
Calhanoglu ende mund të largohet për shkak të ndryshimit në menaxher. Fatih Terim do ta mirëpresë me krahë të hapur dhe ka dëshirë ta nënshkruajë në Galatasaray./ORAinfo/