Kosova merr lajm të keq për Muriqin, në kohën kur po fiton bindshëm ndaj Malit të Zi

22:14 | 14 Tetor 2019

Në kohën kur po fiton bindshëm ndaj Malit të Zi, Kosova merr lajm të keq për Muriqin.

Kosova do të jetë e hendikepuar në ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pasi nuk do të ketë në dispozicion lojtarin më të mirë të saj.

Fjala është për supersulmuesin Vedat Muriqi i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë në neshjen e sontme ndaj Malit të Zi, shkruan Reporteri.

Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 7-të të takimit.

Padyshim se mungesa e tij do të jetë e madhe, pasi ai edhe sonte tregoi se është lojtarët kyç të kombëtares pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes duke treguar se është në formë të lartë.

Komento: