
Pasi u shërua nga një dëmtim i rëndë, Mattia Caldara është përsëri në stërvitje me Milanin.
Javën e kaluar, ai madje u paraqit në një miqësore brenda ekipit mes skuadrës së parë dhe palës Primavera, duke treguar që kthimi i tij është afër.
Në Instagram, mbrojtësi publikoi një foto të tij në veprim gjatë stërvitjes, përcjell ORAinfo.

Ai e la foton të flasë vetë, pasi shkruante vetëm ‘nuk duhen fjalë ’, gjë që tregon se sa e rëndësishme është kthimi për të, pas një periudhe shumë të vështirë.
Caldara pritet të jetë gati në fund të tetorit, të paktën kështu duket, megjithëse me siguri do të duhet ca kohë përpara se ai të përshtatet plotësisht përsëri.
Sidoqoftë, kuqezinjtë janë të etur për ta rikthyer atë pasi e dinë se sa i rëndësishëm mund të jetë ai për mbrojtjen. /ORAinfo/