Haradinaj thotë se ky vit do të jetë i vështirë për Kosovën

23:42 | 03 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për planet e këtij viti.

Ai ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë aspak i lehtë për Kosovën për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe me Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të bashkohen në procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

Kryeministri Haradinaj në këtë intervistë ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në.

Sipas tij, zyrtarët e këtij subjekti politik ia kanë bërë të qartë se nuk do të përfshihen në përbërjen e kësaj qeverie.

Komento: