
Zbulohet se pse Dzeko nuk u transferua te Inter.
Silvano Martina, agjent i Edin Dzeko, foli për SportItalia në lidhje me lëvizjen e mundshme të klientit të tij në Inter gjatë verës, i cili kurrë nuk u materializua pasi sulmuesi boshnjak përfundoi duke rinovuar kontratën e tij me Romën në vend, përcjell ORAinfo.

“Inter me të vërtetë e donte atë, por ne u detyruam të prisnim deri në ditët e fundit të dritares së transferimit dhe ne nuk e ndjenim se do të ishte një zgjidhje e mirë. Ai duhej të ishte mbyllur më herët. Kështu, arritëm në përfundimin që rinovimi me Roma ishte zgjidhja më e mirë, “deklaroi ai./ORAinfo/