Kaka “çon peshë” rossonerët me masazhin e fundit

18:44 | 15 Tetor 2019

Një urim special ka mbërritur për Stefano Pioli.

Legjenda e Milanit ,Ricky Kaka foli para Sky Italia për situatën aktuale të Rossoneri, duke i uruar menaxherit të ri fatin më të mirë në misionin e tij që të provojë dhe t’i kthejë gjërat,përcjell ORAinfo.

“Le të shohim se si shkon, Pioli sapo ka mbërritur. Le të shpresojmë që Milani të rikuperohet së shpejti. Do të dëshiroja t’i uroj menaxherit fat të mirë, shpresoj se ai mund të bëjë një punë të mirë.

“Si tifoz, shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë nga tani e tutje, është e vështirë të thuash ndonjë gjë tjetër nëse nuk je në klub, “deklaroi ai./ORAinfo/

Komento: