“Sherri”i Zidanit, ylli i madh po largohet nga Reali

22:28 | 15 Tetor 2019

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale do të largohet nga klubi spanjoll në janar.

Bale ka mundësinë që të kthehet në Angli për t’u bashkuar me ekipet e interesuara të Premier League, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ose ai më në fund mund të bëjë lëvizjen në Kinë që ai ishte afër, gjatë verës, përpara se trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane të anulonte marrëveshjen,përcjell ORAinfo.

Uellsiani 30-vjeçar u bashkua me Real Madridin në 2013 në një marrëveshje me vlerë 100.8 milion €, por kurrë nuk fitoi zemrat e tifozëve megjithë shfaqjet e tij mbresëlënëse me ekipin, përfshirë golat kyç në ndeshjet e fundit .

Bale ka bërë 238 paraqitje për Los Blancos gjatë gjashtë sezoneve të fundit, duke shënuar 104 gola dhe siguruar 67 asistime, por ai është dukur i pakënaqur me klubin pas emërimit të francezit Zinedine Zidane në 2016./ORAinfo/

Komento: