Pas fitores së mbrëmshme, Rrahmani merr lajmin e madh

23:38 | 15 Tetor 2019

Kosova mbrëmë arriti një fitore të madhe.

Qendër mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Veronës, Amir Rrahmani ka bërë një vend në formacionin e javës në kualifikimet e Euro 2020.

Rrahmani ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi, ku arriti të gjente edhe golin.

Kapiteni i Kosovës është vlerësuar me një notë prej 8.3, duke qenë mbrojtësi më i vlerësuar, së bashku me yllin e Skocisë, Findlay.

Treshes së mbrojtjes i shtohet edhe reprezentuesi i Belgjikës, Alderweireld. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin më të mirë të kësaj xhiroje në eliminatoret e Euro 2020.

Komento: