Shpresat e Kosovës, ka shënuar sonte humbje.
Kosova U21 u mposht nga Shqipëria me rezultat 1-2 në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin e të rinjve.
Trajneri i Dardanëve, Rafet Prekazi ka reaguar pas kësaj humbje në Elbasan.
Ai ka thënë se skuadra e tij nuk e ka merituar të dalë e mposhtur nga kjo sfidë.
“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë ndeshje. Shqipëria nuk ishte më e mirë se ne. Ne i shënaum gol vetës“, ka thënë Prekazi.
Aktualisht Kosova ka një pikë më shumë se Shqipëria derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar.