Pse Pioli nuk ka punuar shumë në aspektin taktikat me Milanin deri më tani

12:16 | 16 Tetor 2019

Sipas një raporti, Stefano Pioli nuk i ka kushtuar shumë vëmendje taktikës në disa ditët e tij si kryesues i Milan.

Kuqezinjtë shkarkuan Marco Giampaolo javën e kaluar pas vetëm 111 ditëve në krye – mbretërimi më i shkurtër i çdo menaxheri në historinë e klubit.

Klubi më pas konfirmoi emërimin e Pioli përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare më pak se 24 orë më vonë, pavarësisht protestave nga tifozët.

Ish-shefi i Lazio, Inter dhe Fiorentina filloi punën në qendrën e stërvitjes në Milano të mërkurën e kaluar, por sipas botimit të sotëm të il Corriere della Sera fokusi nuk ka qenë te taktikat, përcjell ORAinfo.

Në vend të kësaj, gazeta pohon se në ditët e tij të para në Milano, Pioli ka punuar më shumë në riprogramimin e skuadrës psikologjikisht sesa teknikisht.

Lojtarët kuqezinj duhet të mendojnë më pak kur janë në fushë sepse në futboll nëse mendoni shumë gaboni, përfundon raporti. /ORAinfo/

Komento: