I ftohti siberian po vjen, kështu do të jenë temperaturat sot

08:58 | 04 Janar 2019

Edhe sot pritet të kemi mot të ftohtë dhe me ngrica.

Temperaturat kanë pësuar rënie deri në -10 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me ngrica.

Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me ngrica dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore, shkruan lajmi net.

IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit.

Komento: