Numërimi i votave me postë, ja cila parti prin

13:34 | 16 Tetor 2019

Ende nuk janë numëruar krejtësisht votat nga zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Kosovë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), janë duke u numëruar votat e diasporës.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u bërë numërimi i votave me postë apo nga diaspora.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në numërimin fillestar të votave nga diaspora me 653 vota nga numërimi i paradites.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deri më tani ka arritur të mbledh 351 vota dhe renditet e dyta.

LDK-ja është e treta me 330 vota, AAK-PSD kanë 204 vota, ndërsa Nisma ka marrë 147 vota nga diaspora.

Rezultati është nga numërimi i 1 mijë e 708 votave të ardhura me postë nga diaspora.

Komento: