Çeki-Kosovë, ja kur dalin në shitje biletat

14:12 | 16 Tetor 2019

Përfaqësusen e Kosovës e pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Çekisë.

Ndeshja vendimtare midis Kosovës dhe Çekisë do të jetë jetike për të dyja kombëtaret që siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Biletat e kësaj përballjeje, do të dalin në shitje nesër nga ora 8 në mëngjes, ndërsa shitja do të bëhet online dhe në stadiumin në Plzen.

Këto do të jenë çmimet të ndara nëpër tribuna:

VIP Red – 135.89 euro

VIP Blue – 97 euro

Kategoria e parë – 26.79 euro

Kategoria e dytë – 19 euro

Kategoria e tretë – 11 euro.

Komento: