
Boksieri amerikan Patrick Day ka vdekur të mërkurën në Chicago shkaku i një lëndimi traumatik në tru, të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së tij të fundit, raporton Reuters.
Të shtunën Day ishte nokautuar në raundin e dhjetë nga boksieri Charles Conwell dhe për katër ditë 27 vjeçari ka qëndruar në koma, përkundër që i ishte nënshtruar një operacioni emergjent në tru në spitalin “Northwestern Memorial”, transmeton Koha.
“Patrick Day vdiq sot, 16 tetor 2019, pas dëmtimit traumatik të trurit që e pësoi në meçin e tij të shtunën, më 12 tetor, në Wintrust Arena në Chicago”, ka thënë promotori i tij, Lou DiBella përmes një deklarate. “Ai ishte i rrethuar nga familja e tij, shokët e ngushtë dhe anëtarë të ekipit të tij të boksit përfshirë këtu mentorin, shokun e trajnerin e tij, Joe Higgins”.

DiBella tutje ka shtuar, “në emër të familjes, ekipit dhe të afërmve të Patrickut u jemi mirënjohës për lutjet, mbështetjen dhe dashurinë për Patrickun që kanë qenë të dukshme që nga lëndimi i tij”.
Day ishte dërguar menjëherë në spital pasi Conwell kishte plasuar disa grushte ndaj tij, duke e lënë të palëvizshëm.
Para se t’i hynte garës në boksin profesionist, Day në boksin amator kishte dekorata të shumta, përfshirë këtu edhe dy tituj kombëtar.
Boksin profesionist e kishte nisur më 2013 për të arritur të rrëmbente titullin në Kampionatin Amerikan WBC Continental më 2017 dhe Kampionatin IBF Intercontinental. Në qershor ishte në mesin e top 10 boksierëve më të mirë të vlerësuar nga WBC e IBF.
ABD'li boksör Patrick Day, Charles Conwell'in bu darbesiyle nakavt olup bilincini kaybederek komaya girdiktan 4 gün sonra hayatını kaybetti. 😕🙏 pic.twitter.com/q3j6yP1Qs8
— TurkSports TV (@TurkSportsTV) October 17, 2019