
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan.
Një person i moshës 70- vjeçare ka vdekur të enjten në vetaksident.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka thënë se “në emergjencë është sjell pa shenja jete një person me ditëlindje 1949! Tashti është në mjekësi ligjore për autopsi”.
Edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar këtë aksidentin.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lipjan-Kraishtë.