
Barcelona, ka gjetur zëvendësuesin e Ernesto Valverden.
Tekniku Ernesto Valverde nuk ka arritur për asnjë moment të ndjehet i sigurt në stolin e katalanasve.

Ai ka qenë në diskutim pas çdo sezoni, kjo edhe për shkak se nuk ia ka dalë të çojë ekipin te triumfi në Ligën e Kampionëve.
Mbase kjo do të jetë mundësia e fundit për Valverden, teksa drejtori sportiv i Kombëtares holandeze ka zbuluar se blaugranët kanë mundësinë për të paguar një shumë në kesh, për ta liruar nga kontrata trajnerin Ronald Koeman dhe më pas ta transferojnë në Barcelonë.

Kjo klauzolë në kontratën e Koeman është e vlefshme vetëm për Barcelonën dhe jo për klube të tjera.
Gjithsesi, drejtori sportiv nuk e bëri të ditur shumën që katalanasit duhet të paguajnë për të liruar nga detyra Koeman.
Megjithatë, kjo situatë është e vlefshme pas përfundimit të Europianit në vitin 2020, pasi as tekniku nuk kërkon ta lërë përgjysmë punën e tij me “Tulipanët”.
Mesa duket, Barcelona i ka idetë e qarta dhe pas Valverdes, zëvendësuesi është gati.