
Klopp thotë se shte faull i pastër.
Jurgen Klopp ishte një nga figurat që reagoi më së shumti pas vendimit të VAR, pas golit të Marcus Rashford.
Manchester United dhe Liverpool kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së 9-të në Premierligë, ndeshje kjo fati i së cilës u vendos nga VAR.
VAR konfirmoi golin e shënuar nga Rashford, për të cilin aludohej se më parë ishte shkaktuar faull, por gjyqtari i ndihmuar nga teknologjia vendosi ndryshe.
Klopp ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim edhe pas ndeshjes.
“Për golin e parë, besoj të gjithë pajtohen se ishte një faull, por me VAR nuk ishte faull” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Kishte kontakt të pastër në Origi, kur ai u rrëzua” shtoi trajneri gjerman duke forcuar argumentin e tij.
Liverpool tashmë ka vetëm gjashtë pikë më shumë sesa Manchester City, pas këtij gabimi në ‘Old Trafford’.